19:06 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

Deputetët me orë të tëra diskutim për menaxhimin e pandemisë, Qeveria nuk duket askund

Janë bërë orë që kur deputetët e Kuvendit të Kosovës po diskutojnë në lidhje me situatën pandemike në vend, me rritjen e numrit të të prekurve nga Covid-19, mirëpo tashmë është bërë më shumë se një orë që askush nga kabineti qeveritar nuk është duke qëndruar në këtë seancë.

Një seancë e tillë që nga disa deputetë u quajt edhe monolog, nuk pritet që të prodhoj ndonjë vendim, apo qëndrim e i cili do të reflektonte më pas në të mirë të qytetarëve.

Aktualisht deputetët e opozitës janë ata që në numër të madh po kritikojnë qasjen e qeverisë Hoti ndaj pandemisë, duke thënë se nuk kanë menaxhuar sic duhet situatën, duke ndikuar kështu që qytetari kosovar të varfërohet edhe më shumë në këtë kohë.

Në anën tjetër ndonëse me numër më të vogël edhe deputetë nga ana e pozitës, morën fjalën e tyre, duke lavdëruar punën e ministri të Shëndetësisë Armend Zemaj dhe në përgjithësi të qeverisë së Avdullah Hotit.

Deputetë kritikuan mos pranin e ministrave apo përfaqësuesve , në veçanti atyre të Ekonomisë, Financave dhe Arsimit, e të cilat bashkë me atë të Shëndetësisë, janë  të përfshira drejtpërdrejtë në këtë situatë dhe në menaxhimin e pandemisë.