Deputetët me viza e mëditje, populli viktimë e tyre (Foto/Video)
Temperatura momentale në Prishtinë është -5 gradë celcius. Por, as ky i ftohtë i madh nuk po i ndalë qindra kosovarë të presin më orë të tëra para Ambasadës Gjermane në Prishtinë.
Të moshuar, nëna, prindër, e të rinjë po sfidojnë të ftohtin në radhë me shpresën se do të marrin një përgjigje pozitive për vizë në Gjermani. Rreth 800 persona pritet gjatë ditës së sotme të marrin përgjigje për vizë.
Në të njëjtën kohë, deputetët në Parlament po bëjnë një debat jo fort të rëndësishëm në temperatura komode ndërsa i kanë vënë nënshkrimet për të marrë mëditjet e ditës së sotme./Indeksonline/