23:36 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Deputetët miratojnë programin e qeverisë së Boris Johnson

Deputetët britanikë miratuan sot programin e qeverisë së Boris Johnson, duke i dhënë një fitore të papritur kryeministrit konservator në Parlament, një javë nga data e parashikuar e Brexit-it.

Duke marrë 310 vota pro dhe 294 kundër, ky votim u zhvillua pas fjalimit të lexuar nga mbretëresha Elizabeth II më 14 tetor, e cila detajoi linjat e politikës së qeverisë së Boris Johnson.

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi më herët se propozonte zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor, por organizimi i këtyre zgjedhjeve kërkon miratimin e opozitës./ATSH/