16:13 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023 / LB

Deputetët nesër votojnë në lexim të dytë buxhetin për vitin e ardhshëm

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë seancë plenare me fillim prej orës 10:00.

Në rend të ditës do të jetë shqyrtimi i dytë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2024.

“Rendi i ditës: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.”