12:13 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020

Deputetët nga Kosova, në Parlamentin serb, mbajnë maska ​​me stemën e Asociacionit…

Në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë, deputetë nga Kosova u paraqitën me maska ​​që mbanin stemën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Deputetët nga Kosova, Danijela Vujiçiq, Milan Saviq dhe Ljubomir Mariq, u zgjodhën nga lista elektorale e Partisë Progresive Serbe, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura, më 21 qershor të këtij viti.

Në seancën e sotme, mandatarja për përbërjen e Qeverisë së re, Ana Bërnabiq, do të paraqesë ekspozenë e saj në Parlament, raporton portali serb Kosovo Online, transmeton Klan Kosova.