10:25 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Deputetët nga Suhareka takojnë bizneset e komunës së tyre

Qendra e bizneseve e Komunës së Therandës ka organizuar një takim me deputetët e kësaj komune në Kuvendin e Kosovës.

Ky takim është mbajtur me kërkesën e Qendrës së Biznesit dhe në të është diskutuar lidhur me mjedisin e të bërit biznes në Kosovë në përgjithësi dhe në Komunën e Therandës në veçanti.

Po ashtu në këtë takim është folur edhe për aplikimin e ligjit mbi raportimin financiar.

Në këtë takim prezent ishin: Salih Zyba nga LVV, Ardian Shala nga LDK dhe Enver Hoxha nga PDK./IndeksOnline/