17:11 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“Deputetët që kanë gjak shqiptari nuk ia lejojnë Listës Serbe të përcaktojë fatin e Kosovës”

Kryetari i komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri ka thënë se deklarimi i deputetëve nga Lista Serbe me votat e tyre se do ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës, është një sprovë që partitë politike shqiptare duhet t’i përgjigjen me maturi.

Sipas Bahtiri pikërisht këto parti duhet që mos t’ia japin këtë mundësi Serbisë.

Tutje Bahtiri ka shtuar se Lista Serbe nuk mund ta përcaktojë fatin e Qeverisë së Kosovës, pasi sipas tij deputetët që kanë gjak shqiptari nuk do ta lejojnë këtë pavarësisht se cilës parti i përkasin, transmeton Indeksonline.

Sipas të parit të jugut të Mitrovicës, kur është në pyetje interesi i Kosovës, partitë politike shqiptare historikisht janë rreshtuar në anën e drejtë të popullit.

Postimi i plotë:

Deklarimi i deputetëve të Listës Serbe se me votat e tyre do ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës, është një sprovë që partitë politike shqiptare duhet t’i përgjigjen me maturi, duke mos ia dhënë këtë mundësi Serbisë përmes disa individëve të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe nuk mundet ta përcaktoj fatin e Qeverisë së Kosovës, pasi që ka deputetë që kanë gjak shqiptari dhe nuk do ta lejojnë këtë, pavarësisht partive politike prej të cilave vijnë.

Pra, jam i bindur se deputetët shqiptarë nuk do ta lejojnë Listën Serbe të trazoj skenën politike në Kosovës, përmes urdhrave që dhjetë deputetë serb i marrin nga Beogradi.

Kur është në pyetje interesi i Kosovës, partitë politike shqiptare historikisht janë rreshtuar në anën e drejt të popullit. Fatin e Qeverisë duhet ta përcaktojnë deputetët shqiptar dhe të partive minoritare që e pranojnë shtetin e Kosovës dhe punojnë për zhvillimin e tij.

 

AB

Temat: