23:35 / E Hënë, 12 Qershor 2023 / AR

“Deputetët ua kërkojnë robotëve fjalimet”, presidenti estonez tregon sekretet e teknologjisë së re

Inteligjenca artificiale është pjesë e Parlamentit në Estoni.

Përmes inteligjencës artificiale zbardhen fjalimet, ndërtohet arkiva e parlamentit estonez, të cilin e shpjegon në Top Story presidenti i Estonisë, Alar Karis.

“Është e vështirë ta përshkruar, por ka politikanë që përdorin ChatGP dhe bëjnë fjalime përmes tij. Megjithatë ende nuk funksion se nga 2019 ka filluar të futet gjerësisht. Duhet treguar kujdes, të lexosh në mënyrë kritike dhe të mendosh në mënyrë kritike. Jo çdo gjë që shkruhet është e vërtetë. Ne ashtu si edhe Shqipëria, duam të kemi sa më shumë inteligjentë në vendin tonë”,

Por cilat janë profesionet që janë zëvendësuar me teknologjinë?

“Është e vështirë të përmend profesione specifike sepse janë të ndryshme. Kam përshtypjen se mësueset, mjekët do vazhdojnë të funksionojnë por e përdorin teknologjinë. Duhet bërë kujdes, të shfrytëzosh gjithçka që sjell fitim.”-tha presidenti i Estonisë në Top Story.