12:39 / E Premte, 06 Korrik 2018 / k.v

Deputetët votojnë për gjyqtarë të Kushtetueses

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke votuar për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Shefi i GP të PDK-së, Memli Krasniqi ka propozuar se pika e 14 e rendit te ditës, ku duhet zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të vendoset në fillim të seancës pasi që pasdite mund të mos këtë kuorum, transmeton Indeksonline.

Ndonëse në disa votime nuk mori votat e mjaftueshme mocioni i PDK-së, ai në fund u votua.

Seanca e sotme ka nisur me vonesë për shkak të Mbledhjes së Kryesisë dhe mbajtjes së disa komisioneve./Indeksonline/