09:40 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Deputeti ashkali: Dorëheqja e juaj dëshmon atdhe dashurin dhe moralin e fortë

Deputeti ashkali, Danush Ademi ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

“Dorëheqja e juaj edhe një dëshmon atëdhe dashurin, dhe moralin e fortë politik për vendin që shumë sakrifikove ti dhe familja e juaj”, ka shkruar ai.

Reagim i plotë:

Të nderuar bashkëqytetar.

I nderuari Kryeministër z.HARADINAJ.

Komuniteti Ashkali i Republikës së Kosovës, dhe unë si përfaqësues legjitim i tyre do të jemi gjithmonë mirënjohës punës, mbështetjes dhe përkrahjes tuaj.

Faleminderit z.Kryeministër për bashkëpunimin, dhe krijimin e mundësive për përfaqësimin e Ashkalive në Qeverinë tuaj.

Dorëheqja e juaj edhe një dëshmon atëdhe dashurin, dhe moralin e fortë politik për vendin që shumë sakrifikove ti dhe familja e juaj.

Vlerat dhe proceset tuaja Institucionale, do të lënë gjurmë në Historinë e Kosovës ,si një shembull model që duhet ndjekin edhe shumë breza politik .

Mirënjohës unë dhe komuniteti Ashkali.

Sinqerisht .

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Danush ADEMI.