15:25 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Deputeti Bajqinovci: Personat me autizëm meritojnë mbështetje nga të gjithë ne

Sot është Dita Ndërkombëtare e autizmit. E në këtë ditë, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mufail Bajqinovci, përmes një statusi në facebook,  ka thënë se ky është një moment që duhet reflektuar dhe treguar kujdes për këtë  kategori të shoqërisë.

“Ata meritojnë mbështetjen e pakursyer nga të gjithë ne. Mbi të gjitha, ata janë në kërkim të mundësive e shanseve për të dëshmuar talentin e pasionin që e kanë”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera Bajqinovci, ka shkruar se “Një shoqëri e drejtë dhe solidare parakupton ndër të tjera edhe kujdesin për socializim e integrim të plotë shoqëror të grupeve sociale me nevoja të veçanta”.

Statusi i plotë i tij:

Sot është Dita Ndërkombëtare e autizmit.

Ky është një moment për të reflektuar e për të thirrur të gjithë për një kujdes edhe social edhe institucional shumë më të shtuar ndaj personave të lindur me autizëm.

Ata meritojnë mbështetjen e pakursyer nga të gjithë ne. Mbi të gjitha, ata janë në kërkim të mundësive e shanseve për të dëshmuar talentin e pasionin që e kanë.

Një shoqëri e drejtë dhe solidare parakupton ndër të tjera edhe kujdesin për socializim e integrim të plotë shoqëror të grupeve sociale me nevoja të veçanta.