75 Mall Live Search
19:32 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Deputeti Bajqinovci viziton Zubin Potokun dhe pikën kufitare në Bërnjak

Sot vizitova komunën e Zubin Potokut si dhe pikën kufitare në Bërnjak, ku u njoftova më për së afërmi për punën e zyrtarëve policor dhe doganor në këto pika.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Zubin Potokut dhe pikën kufitare në Bërnjak.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa tha se është njoftuar për së afërmi për punën e zyrtarëve policor dhe doganor në këto pika.

“Institucionet që garantojnë rregullin, rendin dhe ligjin në Republikën tonë, duhen mbështetur vazhdimisht. Ata do të kenë vëmendje e përkrahje të sinqertë nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës. Isha i inkurajuar me rendin dhe rregullin që zbatonin institucionet tona në këtë pjesë të vendit”, ka shkruar deputeti i VV-së./Indeksonline