21:51 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Deputeti gjerman viziton Isa Mustafën, flasin për situatën aktuale politike

Deputeti  i Parlamentit të Gjermanisë, nga radhët e CDU-së, Peter Beyer ka vizituar sot liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Në takimin e Mustafës me Beyer të pranishëm ishin edhe Shefi i Zyrës së Fondacionit KAS për Kosovë si dhe përfaqësues të tjerë të LDK-së.

Përgjatë këtij takimi Mustafa thuhet të ketë njoftuar deputetin Beyer rreth qëndrimeve të LKD-së për situatën aktuale politike duke e falënderuar shtetin gjerman për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm për Kosovën, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa bashkë me anëtarë të kryesisë së LDK-së, janë takuar me deputetin në Bundestagun gjerman, z. Peter Beyer dhe z. Johannes Rey, Shef i zyrës së Fondacionit KAS për Kosovë.

Kryetari Mustafa ka njoftuar z. Beyer rreth qëndrimeve të LDK-së për situatën aktuale politike dhe ka falenderuar shtetin gjerman për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën, por edhe për bashkëpunimin mes LDK-së dhe CDU-së, si dy parti partnere të EPP.

Poashtu, kryetari Mustafa, falenderoi z. Rey për bashkëpunimin me Fondacionin KAS për gjithë përkrhajen që i kanë dhënë LDK-së dhe dy Forumeve, atij të Gruas dhe Rinisë.

Deputeti z. Beyer falenderoi kryetarin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë.