13:34 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Deputeti Hoti uron llapjanët për ditën e çlirimit

Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Visar Hoti dhe Fidan Rekaliu bashkë me kryetarin e komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Podujevë për nderë të ditës së çlirimit.

“Në përvjetorin e Ditës së Lirisë së Podujevës së bashku me Kryetarin Nexhmi Rudari dhe me kolegë bëmë homazhe në nderim të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e vendit tonë. Urime llapjanë të dashur!”, ka shkruar deputeti Hoti në profilin e tij në Facebook./IndeksOnline/