19:26 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Deputeti i AAK-së infektohet me koronavirus

Deputeti i Aleancës për Adhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj është infektuar me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur Selmanaj, i cili përmes rrjetit social, Facebook ka njoftuar se është prekur me virus.

Ai gjithashtu tha se para pak orëve ka shkruar se ka dalë negativ, megjithatë ishte vetëm një keqkuptim.

 “Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut! Para pak qasteve më thirren nga Instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv! Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë”, ka shkruar Selmanaj.