11:45 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Deputeti i AAK-së shërohet nga koronavirusi: Ishte një eksperiencë shumë sfiduese!

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, përmes një postimi të bërë në FB ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Ai ka thënë se kjo ka qenë një eksperiencë shumë sfiduese.

Ky është postimi i plotë i tij:

Miq të nderuar,
Qytetarë të dashur!

Sapo ma konfirmuan nga Instituti se jam i shëruar plotësisht nga covid 19!

Po ashtu, edhe në test kam rezultuar NEGATIV.

Ju falenderoj nga zemra juve që me derguat me mijëra mesazhe e telefonata për shërimin tim!
Falemnderit nga zemra për secilin prej juve!

Ndjej obligim të veçantë ta falenderoj gruan time, e cila per tri javë ishte me mua pa u hamendur per rrezikun e jetës së saj!
Falemnderit djemve të mi, motrës Safetit, Besimit dhe gjithë vëllezërve të mi për kujdesin sistematik!
Falemnderit familjes së gjerë Selmanaj!

Faleminderit doktor Salih Ahmeti!
Faleminderit doktor Ali Kuçi!
Faleminderit doktor Nysret Pepaj!
Falemnderit Atdhe Agaj që ishe në sherbim timin 24 orë, duke treguar respekt e dashamirësi pa kufi, FALEMNDERIT!

U jam shumë mirënjohëse të gjithëve!

Ishte për mua një eksperiencë shumë sfiduese.

Familja si gjithmonë mbetët e shenjtë!? Falemnderit shumë!

#lajiduart
#QiteMaskën