12:07 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Deputeti i AAK-së thotë se u mor në pyetje nga Prokuroria për listat e veteranëve

Gjatë seancës së Kuvendit, deputeti i AAK-së ka bërë të ditur se është marrë në pyetje nga Prokuroria e Shtetit rreth listave të veteranëve të UÇK-së.

Në cilësinë e anëtarit të komisionit, deputeti Shkumbin Demalijaj, ka kërkuar që të mos ndërhyhet në këtë proces, por t’i lihet drejtësisë.

“Dua t’ju njoftoj se jam intervistuar personalisht nga Prokuroria e Shtetit dhe të mos ndërhyjmë në drejtësi. Unë dhe 15 anëtarët e këtij komisioni dhe t’ia lëmë në dorë drejtësisë këtë çështje, dhe jo të merremi me çështje të rekomandimeve dhe rezolutave sa për fushata politike”, ka thënë deputeti Demalijaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit

Temat: