14:04 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Deputeti i Kosovës: Nga sot jam i gatshëm të jap edhe dorëheqje

Kryetari i komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, Haxhi Shala, pas votimit të tri projektligjeve që i hapin rrugë FSK-së për t’u bërë ushtri, tha se për të sot është një ditë e jashtëzakonshme.

Shala madje u shpreh se nga sot është i gatshëm që të jap edhe dorëheqje.

“ Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme për mua, si kryetar  i komisionit, por ka qenë  një ditë me fat  për mua  që t’i prezantoj  ligjet e FSK-së, në këtë rast transformimin e FSK-së  në Ushtri. Nga sot jam edhe i gatshëm  dorëheqjet nga  deputeti  në qoftë se kërkohet. Misioni jem  përfundon  me bërjen e Ushtrisë së Kosovës. Ky ka qenë qëllimi jem, ky ka qenë misioni jem. Këtë e kam kërkuar nga kryetari Limaj, që të jem   kryetar i këtij komisioni, për këtë arsyje, për këtë ditë”, tha Shala.