19:38 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Deputeti i Kuvendit merr pjesë me një konferencë në OKB, kjo është rëndësia e saj! [Foto]

Deputeti i Kuvendit dhe Sekretari i Përgjithshëm i  LDK-së, Ismet Beqiri po vazhdon që të qëndrojë për vizitë në SHBA, konkretisht në New York në selinë e OKB-së, ku po merr pjesë në Konferencën ECOSOC. Beqiri sot ka qenë edhe në Selinë e Lëvizjes Vatra, e cila kjo e fundit ka dhënë një kontribut të madh për kombin tonë.

Beqiri poashtu në Konsullaten në New York, ka takuar Ilir dhe Fatos Bytyqin, vëllezër të Yll Mehmetit dhe Agron Bytyqit ,të vrarë para 19 vitesh nga kriminelët e regjimit serb, transmeton Indeksonline.

“Ti ruajm,respektojm dhe vlersojm ata,ashtu siq bënte Presidenti Historik Ibrahim Rugova,per të cilin flitet qdohere ketu me respekt të madh”, ka shkruar Beqiri në fb.

Postimi i plotë:

Tē dashur miq,

Ndjenjë e veqant me qen në Selinë e ….VATRA.Një histori e tere pune,vuajtje sakrifice,kontributi për kombin tonë.
U informova per historikun dhe punen 106 vjeqare të Vatres,nga Nënkryetari z.Agim Rexhaj,një veprimtar i madh,poashtu dhe pjesemarresit tjerë.Ata i njohtuam per gjendjen aktuale në Kosovë,të arriturat por edhe problemet dhe sfidat tona të mëdha.
Komuniteti ynë në SHBA mbetet i pazëvendsueshem në rolin dhe rendësin e tyre për shqiptaret ne pergjithesi dhe Kosoven në veqanti.Ti ruajm,respektojm dhe vlersojm ata,ashtu siq bënte Presidenti Historik Ibrahim Rugova,per të cilin flitet qdohere ketu me respekt të madh.

-Poashtu në Konsullaten tonë në New York,u takova me Ilir dhe Fatos Bytyqi,vellezer të Yll,Mehmet dhe Agron Bytyqi,të vrar para 19 vitesh nga kriminelët e regjimit serb.
Bashkëbisedim vëllazror.
Edhe pas sa vitesh,vrasesit nuk kan dal para drejtësisë.
Shteti amerikan dhe Kosova të vazhdojn me angazhim të shtuar deri në dënim të krimineleve,vetëm kështu ata dëshmor prehen në paqe dhe familjarët e tyre sado pak do të ndjehen më të lehtësuar.
Obligim edhe i yni të bejm punën tonë në këtë drejtim për këtê dhe shumë raste tjera./Indeksonline/