75 Mall Live Search
22:35 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së, AAK-së: Ju rrezikonit shëndetin e Mustafës, ne rrezikojmë karrierën e Haradinajt

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se ka pasur një dialog me një prej deputetëve të AAK-së, të cilit nuk ia ka përmendur emrin, në korridoret e Kuvendit.

“Një politikan i lartë i AAK-së në korridoret e Kuvendit mu drejtua me një dozë humori: shumë po na sulmoni Ramushin bre?”.

“UNË: Derisa sulmi i juaj para një viti ndaj Kryeministrit Mustafa , ia rrezikonte edhe jetën , sulmi ynë ia rrezikon vetëm karrierën e tij”.

“Dhe sulmuesi më i madh i Kryemininistrit të tanishëm mbetet vetë Ramushi dhe veprimet e tij”, ka shkruar Avdyli në Facebook.