19:25 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së brengoset për ikjen e të rinjve nga Kosova, ndërsa shefi i tij ndryshe mendonte vite më parë!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu është shprehur i shqetësuar për largimin e të rinjve nga Kosova.

Sipas tij, shumë nga ta po ikin pa dëshirën e tyre për një jetë më të mirë, transmeton Indeksonline.

“Largimi i rinisë jashtë Kosovës është ikje e zorit jo e deshirës, është ikje për një jetë më të mire”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkohë që muajve të fundit, vala e njërëzve që po largohen për në vendet e perëndimit dukshëm ka shënuar rritje.

Kujtojmë faktin se për të njëjtën çështje vite më parë nuk ishte brengosur aspak shefi i partisë së tij, Isa Mustafa.

Në vitin 2014, derisa ushtronte postin e kryeministrit, Mustafa ishte kritikuar për qasjen ndaj këtij fenomeni pasi kishtë thënë se njerzit qe po ikën kishin me vete telefona të shtrenjtë dhe po ikin për qejf.

Poashtu partitë opozitare këtë fenomen e ndërlidhnin me krijimin e koalicionit qendror PDK- LDK qe sipas opozitarëve ky koalicion ia kishte humbur shpresat qytetarëve për ndryshime./Indeksonline/