75 Mall Live Search
12:07 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së dëshmitar i një aksidenti, ka një kërkesë! (Foto)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Anton Quni ishte dëshmitar i një aksidenti trafiku që raportoi Indeksonline gjatë ditës së sotme, që ndodhi në Miradi të Ulët (Dobrevë) të Fushë Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook” ai ka përshkruar këtë rast. Apeli i tij thekson një kërkesë të vecant për ngasësit e automjeteve që mos të nguten dhe të tregojnë kujdes e durim.

“… sepse, asgjë nuk mund të jetë më urgjente, më e rëndësishme dhe më me vlerë se jeta juaj, e bashkëudhëtarëve tuaj dhe e të tjerëve në trafik”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Te dashur miq, sot isha dëshmitar i nje aksidenti te rënd trafiku në të cilin dy punetor perfunduan me lendime.

Ekipet e emergjencës dhe ato policore, arritën shpejt në vendin e ngjarjes dhe të lënduarit u morën menjëherë në trajtim.

Jam i lumtur që ky aksident përfundoj pa fatalitet, ndërkaq uroj që të lënduarit të kenë shërim të shpejt.

Kjo ngjarje e ndodhur para syve të mi, më ngjall dëshirën dhe nevojën, që t’ju drejtohem me një lutje e thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion dhe të respektojnë rregullat sipas udhezimeve në trafik.

Mos nguteni, tregoni kujdes e durim, sepse, asgjë nuk mund të jetë më urgjente, më e rëndësishme dhe më me vlerë se jeta juaj, e bashkëudhëtarëve tuaj dhe e të tjerëve në trafik.

A.Q

 

Aksident trafiku në Fushë Kosovë, afër ishte edhe deputeti i Kuvendit (Foto)