75 Mall Live Search
09:34 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Fushë Kosovë, afër ishte edhe deputeti i Kuvendit (Foto)

Para pak çastesh, në Miradi të Ulët (Dobrevë) të Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku.

Në disa foto të siguruara nga “Indeksonline” shihen pamjet e këtij aksidenti që ndodhi në njërën prej pompave të benzinës.

Njësitet e Policisë së Kosovës si dhe ambulanca kanë dal në vendin e ngjarjes. Mësohet se një person është dërguar me emergjencë për spitalin përkatës.

Vlen të theksohet se aty afër ishte edhe deputeti i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Anton Quni.

Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë, Daut Hoxha, i cili ka treguar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë, e cila ka goditur disa skele ku kanë qenë duke punuar disa punëtorë.

Nga ky aksident janë lënduar dy persona, të cilët janë duke u trajtuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Aksidenti ka ndodhur tek pompa e benzinës Al Petrol, ndërkaq policia ka dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas njoftimit./Indeksonline/