14:51 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së: Frashër Krasniqi e nisi fjalimin me gjuhë agresive

Ndalja e fjalimit të deputetit Frashër Krasniqi nga kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbledhur Komisionin për Legjislacion.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se veprimi i Veselit nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën, por edhe gjuha e Frashër Krasniqit ishte agresive dhe me tendencë konfliktuoze, raporton Indeksonline.

“Ajo çka ndodhi në seancë nuk u kuptua mirë pse ndodhi. Normalisht që u vërejt një gjuhë agresive e deputetit. Në fakt deputeti filloi fjalimin me një tendencë konfliktuoze, por veprimet e Veselit ishin jo të rregullta”, ka thënë Gashi.

Ai gjithashtu ka përmendur kohën kur Vetëvendosja ka përdorur gaz e ka hedhur vezë në Kuvend dhe Veseli nuk ka marrë masa përjashtuese.

“Kemi pas raste Glauk kur na keni gjujt me gaz e me vezë, dhe kryetari i Kuvendit nuk merrte asnjë masë”, ka theksuar Gashi.

Kurse deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca e kanë cilësuar vendimin e Veselit si arbitrtrar.

“Kadri Veseli është njeri autoritar dhe Kuvendin e ka bërë si institucion privat”, ka thënë Haxhiu.

Kurse Konjufca deklaroi se Veseli e udhëheq seancën sipas qejfeve personale, por jo sipas ligjeve.

Temat: