22:39 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së i propozon VV-së ofertë: Nëse doni, nesër e arrijmë këtë marrëveshje!

Pavarësisht takimeve të shumta që vijojnë që nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, VV dhe LDK nuk po arrijnë të lidhin koalicionin qeverisës.

Mosmarrëveshjet për ndarjen e ekzekutivit po bën që arritja e marrëveshjes në mes dy partive të tejzgjatet.

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj së fundi ka bërë një krahasim të numrit të deputetëve vite më parë dhe tani.

Ai tha se LDK në kohën e Ibrahim Rugovës pati 47 deputetë, kurse PDK pati 26, 21 më pak se LDK, por që në këtë kohë LDK ka udhëhequr Parlamentin dhe Presidencën, kurse Kryeministrin e ka pasur partia e dytë e cila pati 21 deputetë më pak se partia e parë, transmeton Indeksonline.

Tani që VV ka 29 deputetë si partia e parë dhe LDk ka 28 deputetë si partia e dytë, diferenca është vetëm një deputet.

Ai tha se nëse duan një funksion të tillë, nesër arrihet marrëveshja.

Postimi i plotë:

LDK në kohën e Ibrahim Rugovës në vitin 2001, si partia e parë ka pasur 47 deputetë, ndërsa partia e dytë (PDK) ka pasur 26 deputetë, 21 deputetë me pak se LDK.

Në këtë kohë, LDK ka udhëhequr Parlamentin dhe Presidencën, ndërsa Kryeministrin e ka pasur partia e dytë e cila i ka pasur 21 deputetë me pak se partia e parë.

Tani VV ka 29 deputetë si partia e parë dhe LDK ka 28 deputetë si partia e dytë, diferenca është vetëm 1 deputet.

Nëse z. Haki Abazi, ju ka ba marak që ky kombinim të jetë model i ndarjes së përgjegjësive shtetërore tani, atëherë LDK e ka dhënë edhe këtë ofertë që LDK si partia e dytë ta marr Kryeministrin, ndërsa VV si partia e parë ta merr Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit ( edhepse nuk i ka 47 deputetë sa i ka pasur LDK kur i ka pasur këto dy pozicione).

Nëse doni kështu, nesër e arrijmë këtë marrëveshje !