15:53 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së: Kjo ishte arsyeja pse i thash Kusarit që “Do t’i mbyllet goja”!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj nuk i ka pëlqyer qasja e deputetes së GP të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mimoza Kusari-Lila, ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, pasi ky i fundit rezultoi pozitiv me Covid-19.

Ukaj në një koment në Facebook shkroi se; “Ajt se edhe kësaj ja mbyllim gojën”, duke iu referua Kusari-Lilas.

Indeksonline ka kontaktuar me deputetin nga Prizreni, i cili ka shpjeguar këtë deklaratë.

“I mbyllet edhe asaj goja. Ajo e ndërron partinë del tjetër parti edhe e ndryshon edhe qasjen. Tana vet i mbyllet goja”, është shprehur ai.

Ndryshe, Ukaj para disa javësh kishte përplasje të ashpër me kryetaren e Kuvendit.

Më poshtë, pamjet: