14:03 / E Enjte, 18 Maj 2023 / LB

Deputeti i LDK-së për Kurtin: Mashtrues tipik, postimin për LGBT nuk e poston në Facebook

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti mashtrues tipik.

“Poston në Twitter në anglisht për t’i mashtruar votuesit e tij pro-LGBT por nuk e poston të njejtën në Facebook në shqip për t’i mashtruar votuesit e tij anti-LGBT”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.

Sipas deputetit të LDK-së, Kurti nuk ka parime, por ka vetëm taktika për grabitje votash.