19:31 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / LB

Deputeti i LDK-së: Pse duhen 150 milionë euro për autostradën drejt Tetovës, e jo për rrugët nacionale

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndarjen e 150 milionë eurove për autostradën që lidh qytetin e Prizrenit me Tetovën.

Mustafa thotë se rrugët që lidhin Prishtinën me qytetet tjera sikur Podujeva, Mitrovica, Gjilani, Peja e Gjakova ende nuk kanë përfunduar.

“Pse duhen ndarë bash sot 150 milionë euro për rrugën për Tetovë, kur veq e kemi autostradën për Shkup, e jo për rrugët për Podujevë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë…?!”, ka shkruar ai në Facebook.