14:38 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së, Rekaliu jep dorëheqje nga kjo pozitë!

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fidan Rekaliu ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Forumit Rinor të qytetit të Podujevës.

Dorëheqja e tij nga posti në fjalë besohet të ketë qenë për arsye personale, megjithatë ende nuk është bërë e ditur një gjë e tillë,  shkruan Indeksonline.

Ndryshe, deputeti i LDK-së në zgjedhjet e fundit kishte arritur që të sigurojë 9 mijë e 85 vota./Indeksonline/