16:32 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Deputeti i Nisma-s: Vendimi i Qeverisë për taksën, i vonuar, por i drejtë

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se ky vendim ka efekte ekonomike dhe politike, si dhe mbron prodhuesit vendor, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Berishës:

Vendimin e drejt edhe pse pak të vonuar të Qeverisë për ngritjen e taksës ndaj produkteve serbe nga 10% në 100% e mbështesë plotësisht.

E kam thënë edhe dje dhe po e them edhe sot se Serbia është shtet armik dhe si të tillë duhet ta trajtojmë.

Ky vendim ka efekt ekonomik dhe politik. Në njërën anë mbron prodhuesit vendor në anën tjetër veprojmë si një shtet i pavarur dhe me të cilin s’mund të tallet askush.

Ftoj të gjithë qytetarët e vendit që t’i bojkotojnë të gjitha produktet nga Serbia, në veçanti në këtë kohë kur në Bruksel po improvizojnë pajtimin ndërsa prapa shpinës po lobojnë kundër nesh kudo që po munden. /Indeksonline/