75 Mall Live Search
23:15 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Deputeti i PDK-së e pranon se janë të dytët, pas LDK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka komentuar rezultatet e sondazheve të fundit për forcën e partive politike.

Reçica ka pranuar se partia e tij aktualisht është partia e dytë më e madhe në vend, teksa sondazhet e nxjerrin Lidhjen Demokratike të Kosovës në vend të parë.

Por, deputeti i PDK’së ka thënë në televizionin T7, se nuk beson se LDK’ja është bindshëm para partisë së tij.

Ai ka thënë se pohimet se LDK do t’i kishte 17 deputetë më shumë në Kuvend sesa PDK, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash, janë “dëshirë” e LDK’së.