10:58 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Deputeti i pozitës, reagon për prangat e Albin Kurtit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka reaguar për mënyrën se si u dërguar deputeti i VV-së në seancën gjyqësore ndaj tij.

Kurti i cili u soll në këtë seancë me pranga në duar, ka irrituar Tahirin i cili gjatë një postimi në Facebook ka thënë ndenë keq ardhje për të, transmeton Indeksonline.

Por, sipas tij, kur drejtësia flet për të gjithë, atëherë ka edhe shumë të tjerë që  ju shkojnë prangat për shtati.

 Ky është postimi i tij:

Shkrim për Albin Kurtin!

Në një kohë kur gjërat duken shumë të trubëllta në vendin tonë, lidhur me qëto ngjarje të Demarkacionit e shumë të tjera, k’jo foto që po e shoh sot, më iritoj tej mase, derisa e shoh Deputetin e kuvendit të Kosovës ‘Albin Kurtin’ , i prangosur para gjykatës sonë, apo para policisë sonë!!!!!!

POLITKA NUK PO TË PYETKA SE A JA DO TE MIRËN VENDIT APO TË KEQËN?!

Kush të qohet i pari po të vendoska prangat në duar.

Albin Kurti, sinqerisht sot ndjej keqardhje për ty, ndoshta dhe unë nesër mund të dukëm kështu si ti sot, ama kur drejtesia flet për të gjithë atëherë ka dhe shumë të tjerë që ju shkojnë prangat për shtati..!

Dhe të drejtën me ta thënë, nuk po i ka hije kuvendit pa qenë edhe ti aty.

Sinqerisht, LABINOT TAHIRI FERIZAJ KOSOVË E SHQIPËRISË.