17:14 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së: Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu i drejtoi një pyetje të hapur Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Aliu pyeti LDK-në se ku do të shkojnë nëse ia mbyll derën VV-ja?

Ai tha se populli votoi ndryshim, jo lojërat e njëjta, transmeton Indeksonline.

Ndryshe LDK dhe VV nuk kanë arritur që të lidhin koalicionin bashkëqeverisës, për të cilin shpreheshin shumë të bindur se do të arrihet shpejtë.

Pavarësisht takimeve të shumta, një gjë e tillë nuk u bë. Madje gjatë ditës së djeshme përfaqësuesit e dy partive zhvilluan takim edhe me ambasadorët e QUINT-it, por që nuk rezultoi me arritje të marrëveshjes./Indeksonline/