16:26 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së: MKRS nuk po e thotë të vërtetën rreth Stadiumit Kombëtar

Ndërtimi i Stadiumit Nacional ka ngjallë polemika të shumta në opinion, saktësisht vendi ku pritet të vendoset.

Është deputeti i zgjedhur nga Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ai që ka komentuar sqarimin e MKRS-së, që ka bërë rreth ndërtimit të stadiumit.

Deputeti i VV-së, ka thënë se Ministria e Kultures, Rinisë dhe Sportit, nuk po e thotë të vërteten rreth Stadiumit Kombëtar.


“Qeveria në 2017, ka marrë vendim politik dhe elektoral në prag të Zgjedhjeve Lokale 2017, për shkak të frikës së humbjes në Drenas të PDK’së ajo kishte kthyer përdorimin e Stadiumit si karrem për vota, duke e ndërruar lokacionin nga Prishtina në Drenas.

Shpronësimet që përmenden si arsyetim në Bërnicë, janë pallavra sepse masa që do të shpronësohej ishte minimale sepse pjesa dërrmuese e tokës, ishte publike”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook, përcjellë Indeksonline.

Ai ka thënë se koncepti i tërësishëm i projektit, është shkatërruar nga Vendimi i Qeverisë në 2017 duke prolonguar ndërtimin e stadiumit.

“MKRS thotë se projekti i zhvendosur në Drenas, pas zhvendosjes, i është bërë fizibiliteti. Siç duket udhëheqja e MKRS, as nuk e kupton fjalën fizibilitet. Si mundet që njëherë të përcaktosh lokacion pa analizë, e më pas të zhvillosh fizibilitet pra analizë të faktorëve? Kjo është hajgare.

Stadiumi ishte pjesë esenciale e një projekti madhor siç është kompleksi i Qendrës Nacionale për Sport që planifikohej të ndërtohej në Bërrnicë. Tani i tërë funksioni, koncepti dhe qëndrueshmëria e një projekti kaq madhor ndikohet negativisht sepse Qendea Nacionale Sportive, ku do të ndërtohej Stadiumi, Palestra me 4000 ulëse, qendrat stervitore, Pishina Olimpike, fushat e tenisit etj, i është hequr Stadiumi si pjesë themelore e projektit. Pra, e keni shkatërru projektin, e keni vonu ndërtimin e Stadiumit vetëm pse ju gjithmonë me projektet madhore të këtij vendi, keni bërë biznis financiar dhe politik (për vota)”.

Kujtojmë që mbrëmë ishte Lumir Abdixhiku ai që deklaroi se VV dhe LDK kanë vendosur që stadiumi të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës./Indeksonline/