11:40 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së shkon në gjykatë, përshëndetje të veçantë me Albin Kurtin (Foto)

Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci ka shkuar në Gjykatën Themelore për të përcjell seancën e sotme kundër Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit, Albulena Haxhiut e Faton Topallit.

Mikullovci është fotografuar duke përshëndetur Kurtin në gjykatë, transmeton periskopi

Katër deputetët e VV-së akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Ata protestonin kundër marrëveshjes për Asociacionin dhe Demarkacionin.