17:49 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së: Veseli spiunoi planin tonë për zvogëlim të pagës

Deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani ka akuzuar kryeparlamentarin, Kadri Veseli se e ka spiunuar planin e VV-së për zvogëlim të pagës.

Në një postim në Facebook, Ramadani ka shkruar se në punëtorinë për ligjin për pagat po diskutohet për uljen e koeficientit për Veselin, duke e quajtur propozim hipokrit, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Ramadanit:

KADRI VESELI E SPIUNOI PLANIN TONË PËR ZVOGËLIM TË PAGËS

Aktualisht ndodhem me një punëtori për ligjin për pagat. Këtu kemi diskutuar gjatë që të ulet koeficienti nga 11 në 9 që do t’ia ulte pagën Kryetarit të Parlamentit Kadri Veseli për 478 euro.

Propozimi i tij është hipokrit dhe reaksion ndaj një vendimi që duhej të merrej. /Indeksonline/