16:08 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Deputeti kosovar tregon se pse i duhet Kosovës Autostrada e Dukagjinit: 2 orë ishte sot rruga nga Peja në Prishtinë

Muharrem Nitaj ka thënë se i janë dashur hiç më pak se 2 orë për të ardhur sot nga Peja në Prishtinë.

Për këtë, Nitaj ka thënë se Autostrada e Dukagjinit na duhet si buka.

“PO Autostradës së Dukagjinit

Hiç më pak se dy orë mu dashtën me ardhë nga Peja ne Prishtinë.
Me ndonjë përjashtim, kjo rrugë ka mbetur si në kohën e Krajlit!
Prandaj autostrada e Dukagjinit na duhet si buka.

Nuk trajtohet kjo pjesë e Kosovës, si me qenë Metohi!

Kundërshtuesit e këtij projekti e kan gabim kur e trajtojnë Dukagjinin në këtë formë” shkruan Nitaj në Facebook./Indeksonline/