75 Mall Live Search
21:45 / E Diele, 19 Janar 2025 / FR

Deputeti me numër 48, Bajqinovci merr mbështetje të madhe në Prishtinë

Kandidati për deputet në radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, ka marur mbështetje të madhe në Prishtinë, saktësisht në Truda.

Bajqinovci, përmes një postimi në facebook u shprehë se bashkëbiseduam me banorët e Trudës, të cilët po tregojnë përkushtim të madh dhe entuziazëm për fitoren e radhës më 9 shkurt 2025.

“Së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca dhe kandidatët për deputet, pas takimit në Velani, sonte bashkëbiseduam me banorët e Trudës, të cilët po tregojnë përkushtim të madh dhe entuziazëm për fitoren e radhës më 9 shkurt 2025.

Fitorja po vjen, dhe kjo është falë jush – mbështetjes dhe besimit tuaj të palëkundur për Lëvizjen Vetëvendosje!”, ka shkruar Bajqinovci./Indeksonline/