Deputeti paraqet rezolutë për mërgimtarët
Në kohën kur fluksi i mërgimtarëve nis të shtohet në vendin tonë, deputeti i Kuvendit të Kosovës Faton Topalli, e ka parë të arsyeshme që ta paraqesë një rezolutë.
Aty kërkohet që të zvogëlohen pritjet në minimum.
Deputeti Topalli ka kërkuar që pikat e kontrollit të hiqen për mërgimtarët përgjatë kohës së fluksit të tyre drejt vendlindjes.
Topalli e ka hequr dilemën se propozimi i tij mund ta rrezikojë sigurinë e vendit.
“Këta mërgimtarë vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian, ata kalojnë disa mekanizma të sigurisë derisa të vijnë këtu”, ka thënë deputeti Topalli.
“Pra nëse do të ishin qytetarë që kërkoheshin nga institucionet e drejtësisë, atëherë derisa të vijnë në Kosovë me siguri do të ndaloheshin diku”, ka shtuar ai.
Ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të sigurohen që ato vetura kanë polica sigurimi për shkak të sigurisë së tyre gjatë kohës sa janë në Kosovë.
Ndër pikat që deputeti Topalli i ka paraparë në rezolutë është edhe heqja e përkohshme e pikave të kontrollit për mërgimtarët.
“Hyrja e veturave të bëhet pa iu nënshtruar kontrollit të domosdoshëm”, ka thënë Topalli.