Deputeti Reçica: E rëndë që policia të protestojë apo abstenojë, Qeveria t’i plotësojë kërkesat e tyre!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, konsideron se është e rrezikshme që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të protestojnë apo abstenojnë në punën e tyre.
Deputeti nga Ferizaj, këto brenga i paraqiti në mbledhjen e sotme të Komisionit për sigurisë dhe mbrojtje, shkruan Indeksonline
“Policia e Kosovës të jetë 12 orë e angazhuar, me gjithë ata ngarkesa, është bukur problem me qenë polici sikurse në rrethana të zakonshme. Ne e dimë që shumëçka nuk është ashtu siç duket, por policia në kuadër të ligjit duhet të jetë e vendosur ta zbatojë ligjin, por edhe ta kufizojë vetën të dalë nga ajo çka nuk është ligjore.

Do të kërkojmë fuqishëm që të mos ndodhë një protestë apo abstenim i policisë. Policia e shtetit është organi më i rëndësishëm që ka ky shtet. Varet siguria shtetërore, e qytetarëve…
Është e rëndë që të lejohet diçka e tillë. Por besojmë fuqishëm se Qeveria do të reagojë dhe në mbledhjen e nesërme të Sindikatës… t’ia kumtoni lajmin që janë plotësuar kërkesat”, është shprehur ai. /Indeksonline/