17:38 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / AR

Deputeti shqiptar shkon me një thes ne kuvend (video)

Deputeti i PD, Dashnor Sula, i cili njihet për batutat e tij në Kuvendin e Shqipërisë, ka bërë një tjetër surprizë këtë të hënë.

Sula është futur në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë me një thes të mbushur me ullinj dhe një degë ulliri, për të treguar se prodhimi këtë vit u ka ngelur pa shitur fermerëve.

Momenti që deputeti Sula ka hapur thesin sigurisht që ka shkaktuar edhe të qeshura tek gazetarët e pranishëm, të cilët nuk hezituan t’i drejtonin mikrofonin.