16:12 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Deputeti Ukaj: PDK është marrë me gjykata jo me Prizrenin, VV edhe më keq se PDK

Deputeti gjaknxehtë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhavit Ukaj për “Indeks-Intervistë” ka komentuar qeverisjen e dy partive politike PDK dhe VV në Komunën e Prizrenit.

“Dhe dihet fort mirë se si (PDK) ka udhëheqë, kur dihet se 8 vjet kryetari dhe drejtorët e Partisë Demokratike më së shumti janë marrë me gjykata, se sa me udhëheqjen e Prizrenit” – ka thënë  ish-asambleisti nga Prizreni.

Përplasja me asambleistin e PDK-s në Prizren, Bardh Avdaj kishte nisur për shkak të akuzave dhe kundërakuzave se kush ka keqpërdorë pushtetin.

“Po… ne kemi qenë nja 2 vjet me VV në koalicion, mirëpo ata (PDK) duke mos e akuzuar fort VV-në, e akuzonin LDK-në, ndërkohë unë si asambleist, ndërhyra duke i thënë të mos merret fort me LDK-n, pasi kryetari i komunës së Prizrenit, ose udhëheqësi është, Mytaher Haskuka i VV e jo i LDK-s” – ka deklaruar Ukaj.

Por me asambleistin e PDK-s, Ukaj thotë se “mosmarrëveshja kishte përfunduar aty”.

“Po… unë si asambleist në Kuvendin Komunal, kemi pas kështu…për momentin, mosmarrveshje, si do që ta quash, mirëpo ka përfunduar aty për aty – ka thënë deputeti i LDK-së.

Nga ana tjetër, Ukaj ka akuzuar VV-në për menaxhim të keq të qytetit të Prizrenit.

“Tani e shohim si gjithë qytetarët, VV këto tre vite sa menaxhon me Prizrenin e vlerësojnë si është më së keqi. Dhe ma keq se PDK-ja. Nga fakti se asnjë parti nuk qeverisë me VV-në. Nuk kanë bashkëqeverisje. Për shkak të menagjimit të keq , ne jemi larguar edhe nga koalicioni” – ka thënë Ukaj.

“Ka keqpërdorime, kryetari Mytaher Haskuka më së shumti rri në Prishtinë dhe në Stanboll, sa që rri në Komunën e Prizrenit” – ka vazhduar akuzat deputeti Xhavit Ukaj.

Ndërsa me drejtoreshën Kazazi, Ukaj thotë se mosmarrveshja ka ndodhë kur i ka bërë një pyetje dhe ajo nuk ka dashur t’i përgjigjet dhe gjithcka kishte përfunduar aty.