17:00 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deputeti Zemaj: Koalicioni qeverisës po pret aminin e Vuçiqit për vazhdimin e seancës

Deputeti nga radhët e LDK-së Armend Zemaj ka folur lidhur me shtyrjen e sërishme të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Zemaj ka thënë se kjo shtyrje është bërë për të pritur dhe siç ka thënë ai koalicioni qeverisës po pret aminin e Vuçiqit për të lejuar vazhdimin e kësaj seance.

” 20 min të pauzës së shpallur të koalicionit qeverisës duket që do përkthehen në 20 orë, tash sigurisht kërkohet amini i Vuçiqit për të lejuar vazhdimin. Ftoj kryetarin e Kuvendit të lejoj mbajtjen e seancës së thirrur nga opozita dhe të mos pengoj vullnetin e qytetarëve të Kosovës për Kosovën unitare”, ka shkruar Zemaj.

Duhet shtuar se seanca parashihej të fillonte në ora 16:30 por që në minutat  e fundit Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për shtyrje të saj për në ora 18:30./Indeksonline/