18:38 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Deputetja Ariana Musliu Shoshi: Në Mitrovicën e Veriut, Institucionet shëndetësore të Kosovës nuk po e ushtrojnë kontrollin e tyre

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk janë në dijeni për numrin e saktë të të infektuarve me Covid-19 në Mitrovicën e Veriut.

Njoftimet e djeshme tregojnë funksionimin paralel dhe ndërhyrjen e Serbisë në sistemin shëndetësor në Kosovë. Komunat në atë rajon të Kosovës nuk janë duke i raportuar të dhënat për rastet e të prekurve me Covid-19 te Ministria ose Institutim përderisa dihet se ligjërisht të vetmet organe shtetërore që duhet të kenë kompetencë për të vepruar në atë pjesë janë Ministria dhe Instituti.

Deputetja Musliu-Shoshi, në postimin e saj në facebook ka parashtruar disa pyetje për Ministrin e Shëndetësisë:

1. Si ka mundësi që për numrin e të infektuarve në Komunën e Mitrovicës së Veriut të mos jetë në dijeni Ministria e Shëndetësisë, ndërsa kryetari i saj të tregojë numrin e të infektuarve dhe numrin e të izoluarve?

2. A ka marrë vendim Ministri për izolimin e këtyre banorëve në ndonjë lokalitet në veriun e Mitrovicës?

3. Në cilin institut janë duke u kryer analizat e mostrave nga të infektuarit në këtë komunë të Kosovës?