17:17 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Deputetja Duda Balje, i gëzohet këtij lajmi!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka informuar se është hapur tenderi për ndërtimin e shtëpive për rastet sociale, në raundin e parë.

“Në kuadër të Skemës Sociale që kemi filluar dhe të cilën do të vazhdojmë gjatë vitit të ardhshëm, (dhe kështu me radhë) do të mbulojë të gjitha rastet sociale në komunitetin tonë.”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i saj i plotë:

Të dashur boshnjakë, jam e gëzuar t’ju informoj se sot është hapur një tender për ndërtimin e shtëpive të rasteve sociale që ishin fituesit në këtë, raundin e parë të ndërtimit.

Në kuadër të Skemës Sociale që kemi filluar dhe të cilën do të vazhdojmë gjatë vitit të ardhshëm, (dhe kështu me radhë) do të mbulojë të gjitha rastet sociale në komunitetin tonë./Indeksonline/