14:16 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Deputetja e AAK-së i reagon Abdixhikut: Frizuren e ki të mirë, ama taksa pa njohje ka kosto

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj i ka reaguar ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku pas deklarimit të tij,  ndaj sulmit që iu bë sot zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Deklarata e Abdixhiku se “era shtet  si akt e si koncept i tremb” si duket e ka “penguar” deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj.

Ajo përmes një postimi të saj, ka thënë se era shtet i vjen kur të na tregojshë tenderët e fituar nga të afërmit tuaj në KEK.

Tutje, ajo thotë se mos e ktheni Rusinë dhe Serbin në Kosovë.

“Lumir era shtet i vjen kur të na tregojshë tenderet e fituar nga te afermit tuaj në KEK dhe pasuria jote shumë e madhe me rrogen ma te vogel se unë.
Frizuren e ki te mirë, ama taksa pa njohje ka kosto. Mos e ktheni Rusinë dhe Serbin në Kosovë, tjerat hallall!”, ka shkruar Kadrijaj.