18:47 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deputetja e PDK-së i uron ditëlindjen kundërshtarit të saj nga LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj sot gëzon ditëlindjen e radhës.

Ani pse ishte ditë e veçantë për të, ai nuk ka lënë anash debatet televizive, derisa është takuar me deputeten nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu – transmeton Indeksonline.

Me këtë rast, Blerta Deliu ka uruar atë me fjalët më të mira.

“Është njerëzore me i uru ditëlindjen edhe kundërshtarit politik. Bashkë me Kushtrimin nga studio e Info Magazinës përcollëm urimet më të mira për Armendin. Gezuar”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.