11:41 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Deputetja e PDK-së: Kurti dëshmoi se i çmon ata që me vite i akuzojnë ish-ushtarët e UÇK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka drejtuar një sërë kritikash në drejtim të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Sipas saj, Kurti përveç përrallave nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret kundër Gjykatës Speciale.

“Përkundrazi, Albin Kurti dëshmoi se i çmon ata që me vite i akuzojnë ish- ushtarët e UÇK-së”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ganimete Musliu (@ganimetemusliu) | Twitter

Postim i plotë:

KALLAUZI I  “KAUZAVE”

Albin Kallauzi i mbanë “veshët në krahë” se mos po ndodhë diçka në këtë vend, e pret pastaj duke fërkuar duart deri sa të kalojë stuhia dhe tek pasi kalon stuhia del para publikut dhe mbanë ligjerata se si do duhej të veprohej.

Narracioni se gjoja ai është i vetmi që “do, di dhe mundet” është kulmi i hipokrizisë.

Albin Kallauzi përveç përrallave nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret kundër Gjykatës Speciale. Përkundrazi, Albin Kurti dëshmoi se i çmon ata që me vite i akuzojnë ish-ushtarët e UÇK-së.

Albin Kallauzi nuk pati guxim të qendrojë në sallën e Kuvendit dhe te votojë me JO. Doli pasi ishte i sigurt se dalja e tyre nuk kishte asnje peshë relevante. Sot shitet si kundershtar i Gjykatēs Speciale.

Albin Kallauzi dhe VV-ja asnjëherë nuk protestuan kundër kësaj gjykate. Përkundrazi nuk la metodë pa përdorur për të njollosur imazhin e ish- ushtarëve të UÇK-së.

Albin Kallauzi shet filozofi se VV-ja na qenka e vetmja parti patriotike në skenën tonë politike, por realiteti flet ndryshe. Figurat që mblodhi rreth vetes vetëm patriotë nuk janë.

Albin Kallauzi apelon në popull, duke u viktimizuar por nuk do t’ia dalë dot sepse populli është ngopur me kopallat e tij.

Kallauz, na trego vetëm një veprim konkret për mbrojtjen e vlerave të luftës gjatë kohës sa ishe kryeministër!

Për 50 ditë qeverisje na ofroi një fakt që na dëshmon se ti vërtet i përmbahesh asaj që thua.

Kallauz nuk ke lënë asgjë pa përdorur dhe pa e keqpërdorur vetëm e vetëm për të arritur famë personale, sepse ty nuk të intereson asgjë tjetër. Ty nuk të intereson jo vetëm VV-ja, por as familja jote e lëre më populli i Kosovës.

Ti e pate rastin dhe e lëshove vetë, sepse ti më se miri e njeh veten dhe e di që ti as nuk di as nuk do dhe as nuk mundesh.

Aftësia jote e vetme është baltosja e të gjithëve. Për ty vetëm ti je i shenjtë.

Kallauz ti dhe secili në këtë vend duhet të kuptojë që UÇK-ja nuk është pronë individësh, partishë apo rajonesh.

UÇK-ja është vlerë e kombit, është lavdia e shpirtit liridashës shqiptar. 

Sado që do përpiqesh në këtë pikë nuk do t’ia dalësh. Je vonë,shumë vonë.