10:08 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Deputetja e PDK-së lidhet LIVE në Facebook, merr disa kërkesa nga fansat (Video)

Deputetja e Partisë Demorkatike të Kosovës, Ganimete Musliu ka gjetur një formë tjetër për të bashkëbiseduar me qytetarët e vendit.

Para nisjes së seancës parlamentare, ajo është lidhur “LIVE” në profilin e saj në “ Facebook”.

“Unë s’jam herët por tjerët janë vonuar”, i është përgjigjur Musliu një fansi, transmeton Indeksonline

“Ishalla po e votoni demarkacionin se boll u bo”, ishte kërkesa e njëri prej tyre.

Në fund, Musliu theksoi se deputetët e PDK-së janë gjithmonë të parët që vijnë në seanca parlamentare.