14:59 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

Deputetja e PDK-së pas miratimit të Ligjit për pandeminë: Tani çdo autoritet publik do t’i ketë të qarta kompetencat e veta ligjore

Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së djeshme ka miratuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ndërsa deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se partia e saj me propozimet e veta e kishte rolin kryesor që ky ligj të përmirësohej e të votohej.

Ajo thotë që tani e tutje, çdo autoritet publik do t’i ketë të qarta kompetencat e veta ligjore, në mënyrë që të mos e shkelë asnjë të drejtë elementare të qytetarëve, shkruan Indeksonline.

Në fund, deputetja bën thirrje që të vendosni maskën, mbani distancën dhe të kujdeseni për higjienën personale.